Gjykata e Spanjës ka lënë në burg tetë shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge.

 

Mediat spanjolle raportojnë se tetë të arrestuarit shqiptarë kanë qenë pjesë e një bande kriminale, ndërsa akuzohen se kishin mbjellë 11500 bimë marihuanë në plantacionet e Castellotes dhe Beceites.

 

Policia spanjolle zbuloi lidhjen midis dy plantacioneve nga trafiku i vazhdueshëm i automjeteve që udhëtonin në mënyrë të dyshimtë midis Castellote dhe Beceite. Garda Civile kreu dy aksione, një në çdo lokalitet, duke arritur të arrestojë 7 persona në Castellote dhe një tjetër në Beceite .

 

8 të arrestuarit janë burra të kombësisë shqiptare, të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, pa precedentë penalë, të cilët jetonin në të njëjtat plantacione në kushte shumë të mjerueshme.

 

Shqiptarët u ndaluan dy ditë më parë dhe janë pjesë e një bande me 12 anëtarë, me 4 prej tyre që i shpëtuan ndjekjes nga policia dhe vunë në alarm 5 bashki të zonës, pasi autoritetet transmetuan mesazhin se “janë të rrezikshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *