E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, arrestohen 5 shqiptarë

Policia greke ka goditur një grup të trafikut të drogës që operonte në Shqipëri e Greqi.

 

Operacioni është zhvilluar në zonat e Kipseli dhe Patisia në Athinë.

 

Reklamë

Si rrjedhojë e operacionit janë arrestuar 6 perosna, 5 prej të cilëve shqiptarë dhe një grek. Sipas mediave greke, 5 shqiptarët identiteti të cilëve nuk bëhet I ditur, janë të moshës nga 27 deri në 44 vjeç.

 

Gjatë operacionit policia sekuestroi një sasi prej 84 kg marijuanë, 6245 euro, 1 automjet, 1 peshore si dhe 6 celularë.

 

Sipas mediave greke, grupi kishte fituar rreth 180.000 euro nga trafikimi I lëndëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë