E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohet banda e drogës në Shkodër

Policia e Shkodrës goditi këtë të diel një grup që trafikonte lëndë narkotike.

 

Në prangat e policisë ranë katër anëtarë të bandës, më konkretisht shtetasit: H. U., 30 vjeç, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç.

 

Reklamë

Ata u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

 

Gjatë operacionit të koduar “Rrjeta”, u sekuestruan 14 litra vaj hashashi; 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate; një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

 

Blutë e Shkodrës po vijojnë kërkimet edhe për anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë