E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohet banda e drogës, arrestohen shqiptarë dhe italiane

Policia e Bolonjës ka vënë në pranga disa shtetas shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

 

Sipas mediave italiane në sajë të një hetimi nga autoritetet përkatëse është bërë  i mundur shkatërrimi i bandës së drogës. Sasi të mëdha kokaine dhe marijuane që vinin Shqipëria dhe dorëzohej në Pulia ku ndahej dhe bëhej gati për shitje.

 

Kjo drogë mendohet se më pas dërgohej në zonat e Emilia Romania, ku sidomos gjatë stinës së verës, ky lloj biznesi konsiderohet shumë fitimprurës. Policia italiane ka kryer me dhjetëra kontrolle, ndërsa të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Droga gjithashtu shitej dhe në zonat e Toskanës dhe Umbrias

Vazhdo të lexosh

Reklamë