Shtatë drejtues të partisë Agimi i Artë dënohen me akuzën e “drejtimit të organizatës kriminale”.

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda në Athinë e mori vendimin paraditen e kësaj të mërkurë pas një gjyqi që zgjati 5 vite e gjysmë.

18 persona të tjerë u dënuan për anëtaresim në organizate kriminale.

Drejtues dhe anëtarë të Agimit të Artë u shpallën fajtore për krime të ndryshme ku ndër kryesoret është vrasja para 7 vitesh e këngëtarit hip-hop, antifashist, Pavlos Fissas.
Ndërkohë që jepej vendimi, mijera protestue, nga të dyja krahët, antifashistë dhe mbështetes të Agimit të Artë u mblodhen para gjykatës.

Madje mbështetesit e Agimit të Artë hodhen bomba Molotov kundër policisë dhe kjo e fundit i shpërndau duke hedhur gaz lotsjellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *