E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkatërrimi i grupit kriminal/ Balla: Goditja ndaj keqbërësve është një sfidë e pandalshme e Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përshëndetur opracion e Policisë së Shtetit “Piketa”, i cili bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal të cilët akuzohen për vjedhje, duke e çuar kështu në mbi 200 numrin e të arrestuarve për këtë vepër penale, vetëm në gjashtë muajt e fundit.

 

Reklamë

Ministri Balla deklaron se goditja ndaj keqbërësve është një sfidë e pandalshme e Policisë së Shtetit.

 

Reklamë

“Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, Policia e Shtetit duhet të rrisë goditjen ndaj keqbërësve që shrytëzojnë këtë moment. Një tjetër grup kriminal u vu në pranga me akuzën e vjedhjeve, duke e çuar mbi 200 numrin e të arrestuarve për këtë vepër penale, vetëm në gjashtë muajt e fundit”, shkruan Balla.

 

Operacioni “Piketat” u zhvillua nga Policia e Himarës dhe e Durrësit, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e vjedhjeve në një sërë vilash, si dhe vënia në pranga e dy prej pjestarëve të grupit kriminal dhe shpallja në kërkim e pjesëtarit tjetër, të tre me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë