E shtunë, 7 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shkarkohet trajneri i Malit të Zi

Ljubisha Tumbakoviç nuk do te jete me trajner i Malit te Zi!

 

Federata vendase e futbollit, presidenti Dejan Stankoviç dhe drejtuesit e tjerë, e quajtën jo te ndershme qe 68-vjeçari te vazhdoje detyrën pasi refuzoi te drejtonte kombëtaren ne ndeshjen ndaj Kosovës për eliminatoret e Europianit.

 

Reklamë

Trajneri serb, ishte nen presion te madh nga Beogradi, për shkak te marrëdhënieve tepër te tensionuara mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Po për këtë shkak, ndeshjen e braktisen edhe dy futbollistet qe luajnë me Crvena Zvezden e Beogradit, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç.

 

Këta te dy janë malazeze, por me origjine serbe, ndaj edhe trysnia mbi ta ishte tepër e madhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë