E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shkarkohet prefekti i Shkodrës/ Çesk Millja s’mori masa, e zëvendëson Besfort Lamallari

Prefekti qarkut te Shkodres Çesk Millja eshte i pari qe shkarkohet per shkak te situates se koronavirusit. Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ka njoftuar vendimin duke argumentuar se pergjegjesine e zyrtarit te qeverine ne lidhje me perhapjen e infeksionit ne qytetin qe sot numeron 52 persona te prekur nga Covid-19.

 

Reklamë

SANDER LLESHAJ

 

MINISTER I BRENDSHEM

 

Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e pa pranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime  për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje. Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës është arsyeja e vendimit për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër.

 

Qeveria ka vendosur te ndryshoje strategji ne lidhje me Shkodren duke caktuar zevendesministrin e Brendshem Besfort Lamallari me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve ne betejen kunder koronavirusit. Duke qene se Shkodra eshte e vetmja bashki qe sot drejtohet nga demokratet ministri i Brendshem ka bere thirrje per bashkepunim.

 

“Ajo që Qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera, bashkimi i energjive më të mira të shkodranëve dhe të shqiptarëve për Shkodrën, pasi ajo është aq e madhe dhe aq e rëndësishme sa që ka nevojë për kontributin e gjithë shqiptarëve. Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në shërbim të interesave më të mira të Shkodrës dhe qytetarëve të saj ftoj të gjithë aktorët që kanë apo ndjejnë përgjegjësi për fatet e këtij qyteti të mbështesin dhe të bashkëpunojnë sinqerisht me z. Lamallari në përballimin e gjendjes aktuale dhe përtej saj.”

 

Prej disa ditesh situata ne qytetin e Shkodres ka qene ne qender te vemendjes per shkak te rritjes se numrit te qytetareve te prekur nga koronavirusit, pasi kryeqendra e Veriut sot ka numrin me te madh te personave te infektuar pas Tiranes.

 

 

Më shumë video

Reklamë