Subscribe

Pak orë publikimit të video skandalit ku kryetari i bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune, qeveria e shkarkoi atë nga detyra. Vendimi i firmosur nga kryeministri Rama, erdhi për shkak te shkeljeve te renda ne ushtrimin e detyrës. Urdhri hyn menjëherë në fuqi dhe botohet në fletoren zyrtare. Menjëherë pas këtij shkarkimi, nuk ka vonuar dhe shoqërimi i Xhelilit në ambientet e policisë së Dibrës. Ish-kryetari i bashkisë po merret ne pyetje nga Prokurori i rrethit Dibër dhe nga oficeret e policisë gjyqësore. Mësohet se policia ka sekuestruar pamjet filmike, ndërsa Prokuroria e Dibrës ka urdhëruar nisjen e menjëhershme te hetimeve për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe pritet arrestimi i tij. 20-vjeçarja ka filmuar të gjithë skenën në të cilën kryetari i Bashkisë i ka kërkuar marrëdhënie intime në ambientet e zyrës dhe në një hotel në kryeqytet. Shkarkimi i menjëhershëm i Xhelilit i hap rrugën zgjedhjeve të reja për kryetar bashkie. Por sipas ligjit, i shkarkuari brenda 15 ditëve, mund të apelojë çështjen dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Në rast se ky apelim nuk ndodh, lihet në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave nga Gjykata. Më pas është Presidenti ai që dekreton datën e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *