Me 55 vota pro dhe 20 kundër, kuvendi ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Enkeljeda Shehi. Kundër shkarkimit të drejtueses së AMF-së kanë votuar deputetët e LSI-së, duke iu kundërvënë qëndrimit zyrtar të Partisë Socialiste, aleates kryesore në koalicionin qeverisës. Vendimin kundër shkarkimit të Shehit, LSI e kishte paralajmëruar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar përgjegjës, atë të Ekonomisë dhe Financave. Ata kanë argumentuar se nuk ka pasur material mjaftueshëm për të shkarkuar Shehin. Vendimi erdhi pas propozimit nga ana e bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, qe pretendoi se Shehi ka shkelur ligjin në vendimmarrjet e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *