E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shkarkohet kryetarja e AMF Enkelejda Shehi

Mazhoranca u përça në qëndrimin për të larguar nga detyra drejtoren e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi.

 

Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e PS, shkarkimin e znj. Shehi, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kunder.

 

Reklamë

Kreu i komisionit Erjon Braçe argumentoi se janë ndjekur te gjithë hapat ligjorë, për të arritur në këtë vendim. Ndërsa deputeti i LSI Gjovalin Kadeli, i cili abstenoi, tha se argumentet për shkarkimin e drejtores, nuk ishin bindëse.

 

Tashmë Kuvendi i Shqipërisë pritet ta miratojë vendimin e komisionit ne seancën e ardhshme plenare. Por ajo që mbetet për t’u parë është qëndrimi përfundimtar, që do të mbajë LSI për këtë vendim. Bordi i Mbikëqyrjes Financiare, kërkoi shkarkimin e drejtores se AMF, me argumentin se ka penguar zhvillimin normal të punës, ndërsa tregu i sigurimeve në tërësi është mbushur me probleme.

 

E gjithë kjo situatë mori trajtat e një shqetësimi serioz, pasi ishte vetë Erjon Brace që denoncoi se ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë, ka patur presion të vazhdueshëm nga operatorët e tregut, për të mos shkarkuar znj. Shehi nga detyra. Një fakt ky, sipas Braçes, që tregon kapjen e institucionit mbikëqyrës nga tregu.

Më shumë video

Reklamë