Komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi nga detyra kryetarin e gjykatës së Fierit, Roland Jaupajn.

Largimi i tij nga sistemi i drejtësisë u bë pasi iu gjetën shkelje në kriterin e pasurise.

Sipas komisionit, prindërit e gjyqtarit, në 2012-ën kanë blerë një apartament 170 metër katror për 3.6 milionë lekë, si dhe një garzazh 22 metra katrorë për 400 mijë lekë, tek firma të cilën Jaupaj e kishte favorizuar me dhenien e nje vendimi.

Po ashtu, dyshime u ngriten edhe për mënyrën se si bashkëshortja e gjyqtarit kishte përfituar 13 mijë euro në ndërmjetësimin për blerjen e një shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *