E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkarkohet kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar kryeprokurorin e Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi.

 

Elezi shfaqi probleme me pasurinë për shkak të blerjes të dy apartamenteve dhe mospagimit të taksës për fitimin nga qiraja e apartamentit në tiranë pranë Komunës së Parisit.

 

Ndërkohë në fjalën e tij kryeprokurori ishte shprehur se pasurinë e ka vënë me punë ndërsa taksën për të ardhurat nga qiraja nuk e dinte se duhet t’i paguante dhe sapo është njohur me këtë fakt i ka paguar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë