E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkarkohet kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës

Është shkarkuar me 15 vota pro kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj. Mes debateve të forta, këshilltarët e PS kanë larguar nga detyra kryetarin Danaj, ne një mbledhje ku anëtarët e LSI braktisën sallën, ndërsa PD e ka bojkotuar. Këshilltarët e LSI kërkuan shtyrjen e diskutimeve, duke thënë se iu nevojitej më shumë kohë për t’u njohur me përmbajtjen e mocionit të mosbesimit te kërkuar nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli. Danaj e ka cilësuar votimin një farsë, ndërsa theksoi se ai përfaqëson alternativën dhe kauzën që është ‘zgjidhja’, e njohur ndryshe si lëvizja e Koco Kokedhimes brenda Partisë Socialiste.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë