Subscribe

Komisioni I Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e gjykatës së Sarandës.

 

Alltun Çela nuk ka mundur të kalojë procesin e vettingut pasi ka rezultuar me probleme në të treja komponentët e vlerësimit.

 

Fillimisht sipas inspektoratit të pasurisë, kryetari i gjykatës Sarandë kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, duke mos e fshehur atë.

Por hetimi i thelluari KPK-së konstatoi probleme të shumta të pasurisë dhe të deklarimeve të bëra nga Alltun Çela.

Sipas komisionit, probleme u gjetën për mënyrën se si gjyqtari kishte përfituar 17 mijë e 540 metra katrorë tokë arë dhe ullishte. KPK tha se kjo sipërfaqe duhet të ishte në emër ta babit të tij si kryefamiljar.

Pasaktësi u zbuluan edhe për një banesë në një fshat të Delvinës, për të cilën Çela kishte deklaruar se e kishte dhuratë nga i ati.

Kontradiktor në deklarime, gjyqtari ka qenë edhe për një banesë në Sarandë ku kishte bërë edhe një shtesë, si edhe për disa pasuri të tjerë po në qytetin e Sarandës.

Nga drejtoria e sigurimit te informacionit të klasifikuar, Çela u konsiderua si i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, për lidhjet e tij me persona të inkriminuar.

Ndërsa për aftësitë profesionale, ai u vlerësua nën mesatare.

Për gjyqtarin ishin bërë 11 denoncime nga persona të ndryshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *