E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Vendi

Shkarkohet Klement Balili

E ndërsa policia nuk e konfirmon ekzistencën e një urdhër arresti ndërkombëtar per Klement Balilin, ai është shkarkuar nga detyra e drejtorit te transportit per Sarandën. Vendimi është marre këtë te enjte nga Drejtori i Përgjithshëm Ylli Spahiu. Emri i Klement Balilit është përmendur nga media greke si i përfshire ne një rrjet te trafikut ndërkombëtar te droges dhe është etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”. Klement Balili ishte ne postin e Drejtorit te Shërbimit te Transportit Rrugor ne Sarande qe nga viti 2013. Sipas te dhënave zyrtare, kreu i Përgjithshëm i Transportit e ka shkruara Balilin pas njoftimit zyrtar te policisë, qe ka nisur një hetim ndërkombëtar për rrjetin e narkotrafikut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë