Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Shkodër, Aleks Nikolli.

Largimi nga detyra i Nikollit nga KPK është bërë mbi bazën e kriterit të pasurisë.

Hetimi në këtë drejtim ka nxjerre problem për gjyqtarin e Shkodrës.

KPK konstatoi pamundësi financiare për ndërtimin e një shtëpie 3-katëshe në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës, ku gjyqtari rezulton si pronar i katit të dytë me sipërfaqe 147.8 m2.

Në preventiv vlera e ndërtimit përcaktohet në shumën 9.7 milionë lekë dhe të gjitha veprimet rezulton të jenë kryer nga gjyqtari Aleks Nikolli, i cili fillimisht ka rezultuar si pronar i gjithë objektit dhe tokës.

Nikolli nisi punë në 2004 në shkallën e parë të Gjykatës së Shkodrës, aty ku punoi deri në 2016.

Ndërkohë në 4 vitet e fundit kaloi në Apel. NJë vit më parë ai u hetua ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi qe një nga gjyqtarët  që zbuti dënimin e Dritan Dajtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *