E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Vendi

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti.

 

KPK në seancën dëgjimore të zhvilluar për gjyqtarin ka konstatuar problem me pasurinë.

 

Reklamë

Në argumentimin e komisionit thuhet se gjatë analizës së dokumentacionit është vënë re mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, ndërkohë që avokati i gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda kontestoi trupin gjykues dhe analizën financiare.

 

Ndërkohë, përsa i përket profesionalizmit edhe pse është vlerësuar pozitivisht duke u cilësuar si “mesatar”, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar  dhe KPK nuk kanë gjetur problem.

 

Sipas tyre gjyqtarin Idriz Mulkurti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës lidhur me këtë kriter.

Më shumë video

Reklamë