Shkarkohet nga detyra gjyqtari I Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj.

Trupa gjykuese  e KPK-së e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari vendosi të mos e rikonfirmojë në detyrfe gjyqtarin Islamaj për shkak të disa problemeve me pasurine. Të ardhurat në disa vite nuk justifikonin deklaratat e tij të pasurisë pa lënë menjanë edhe disa transaksionet me disa makina.

Po ashtu blerja e një apartamenti me sipërfaqe 144.5 m2 në Tiranë ka sjell probleme për gjyqtarin Fatri Islamaj.

Fatri Islamaj e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit në vitin 2006 pas përfundimit të shkollësa së magjistraturës. Në vitin 2010, kaloi në Gjykatën e Tiranës dhe në 2013 u emërua kryetar i kësaj Gjykate.

Fatri Islamaj u dekretua në vitin 2016 nga presidenti Nishani në atë kohë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qënë edhe anëtar I KED.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *