Subscribe

Me 10 vota pro e 1 kundër këshilli i lartë i prokurorisë ka shkarkruar nga detyra prokurorin e Krujës Bujar Memia.

Ky i fundit, raporton Vizoion Plus, akuzohet se ka kryer shkelje të rëndë duke mos vepruar pas lirimit nga burgu të Hekuran Billës i liruar me vendimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha. Pas përfundimit të mbledhjes ku u dha dhe vendimi, Memia deklaroi se politika i ka bërë presion KLP-së.

Ishte Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, që kërkoi shkarkimin e prokurorit të Krujës duke argumentuar se ka mbajtur qëndrime të dyshimta për lirimin e Hekuran Billës, i cili u vra një vit më parë në Tiranë, pak kohë pasi kishte lënë qelinë.

Inspektorati raportoi se Memia mund të kishte apeluar lirimin e Billës, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke ngritur dyshime se mund të ketë bashkëpunuar me gjyqtaren Hoxha.

Ndërkohë këtë të mërkurë është refuzuar për herë të katërt kërkesa e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për tu liruar nga paraburgimi. Me pretendimin se ka fëmijë të sëmurë ajo kishte kërkuar një masë sigurie më të butë.

Enkeleda Hoxha u arrestua nga SPAK pasi liroi nga burgu persona të rrezikshëm si Endrit Doklen, Hekuran Billën etj. Bashkë me Hoxhën u arrestua dhe sekretarja e gjykatës dhe avokati Aldo Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *