E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkarkohen tre inspektorë të SHKB

Pas skandalit të lirimit nga burgu i Shën Kollit në Lezhë, të Shaip Zukajt i dënuar me 20 vite burg për vrasje u shkarkuan nga detyre edhe tre inspektorë e SHKB-së. Ata nuk informuan institucionet përkatëse në kohë. Ndaj Petrit Hysajt, Leart Tiçes dhe Marsida Meqemeja, Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet, pasi lirimi i Zukajt ka alarmuar edhe ambasadën kosovare në Shqipëri. Për këtë çështje ka folur edhe ministri i drejtësisë Ylli Manjani, i cili theksoi se hetimet do të zbardhin dhe priten shkarkime të tjera në radhët  e drejtuesve të burgjeve. Shaban Zukaj,  ka qëlluar me armë zjarrit një shtetas kosovar për hakmarrje në vitin 2000 në Shëngjin. Gjatë qëndrimit në burg, autoritetet e Kosovës kanë sjell kërkesën për ekstradimin e tij, e cila është miratuar nga Gjykatat shqiptare.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë