E diel, 1 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkarkohen të gjithë drejtorët e Bashkisë Dibër, Blendi Klosi ndjek nga afër procesin e shërbimeve të e-albania

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi u ndal këtë të Mërkurë në Bashkinë e Dibrës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit Kombëtar të pushtetit vendor.

Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania që është ngritur për qytetarët brenda bashkisë.

Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe sidomos për pensionistët dhe ata që nuk din të përdorin teknologjinë.

Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve.

Reklamë

Dorëheqje të drejtorëve ka patur këtë të mërkurë edhe në Bashkitë Bulqizë, Mat e Klos.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë