E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkarkohen 66 punonjës të Shërbimeve Publike në Bashkinë Selenicë

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Selenicës, pas vetëm 10 ditësh nga marrja e detyrës ka firmosur shkarkimin e 66 punonjësve të kësaj bashkie.

 

Mësohet se kryebashkiaku Pëllumb Binaj ka shkarkuar punonjësit e ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, kryesisht ata të Pastrim Gjelbërimit.

 

Reklamë

Kontaktuar me telefon kryebashkiaku Binaj sqaron se punonjësit e shkarkuar janë pasojë e një urdhri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 

Sipas Binajt në janar të ketij viti, raporti i KLSH ka vërejtur së punonjesit me kontratë të pjesshme paguheshin në shifrën e 12 mijë lekëve të rija në muaj.

 

Çka sipas KLSH është në shkelje me ligjin mbi Kodin e Punës, ndersa ishte lënë afati i zbatimit të urdhrit muaji mars 2019.

 

Ndaj kryebashkiaku shpreht më tej se ai ka respektuar urdhrin e KLSH.

 

Pellumb Binaj ka marre detyën në datën 5 gusht.

 

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se asnjë punonjës në ish-bashkitë e djathta nuk do të shkarkohet nga puna me përjashtim të atyre që nuk do duan të punojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë