E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shkarkimi Metës/ Ngrihet Komisioni Hetimor

Per here te pare nje kryetar shteti do ti neshtrohet hetimit parlamentar per shkelje te rende te Kushtetues.

 

ULSI MANJA

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

Kuvendi I Shqiperise te ngreje nje komision hetimor parlamentar ndaj presidentit te republikes si pjese e  procedures per shkarkimin e Metes nga posti I kryetarit te shtetit.

 

13 deputete mbeshteten raportin e hartuar nga deputet socialiste te cilet renditen arsyet pse anullimi I dates se zgjehdjeve eshte shkelje e rende kushtetuese e duhet hetuar nga parlamenti.

Sipas ketij raporti presidenti Meta nepermjet dekretit per anullimin e 30 qershorit ka shkelur parimin e unitetit kombetar, ka  cënuar  të drejtën e zgjedhjes së shtetasve, si edhe ka shkelur parimin e periodicitetit të zgjedhjeve njehere ne 4 vjet pasi shtyrja e zgjedhjeve, për më tepër pa datë, e cënon kete parim.

Pas ketij moment do te jete parlamenti i cili do te vendose ngritjen e komisionit hetimor, e me pas ky komision do te percaktoje nese presidenti Meta duhet shkarkuar apo jo per shkelje te rende te ligjit themeltar te shtetit.

Shkarkimi i presidentit realizohet vetem me 94 vota,  por vendimi I parlamentit duhet te prese ngritjen e Gjykates Kushtetuese e cila vendos ne finale nese Ilir Meta duhet shkarkuar apo jo.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video