Shukri Xhelili nëpërmjet avokatit të tij, do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyre e kreut te bashkisë së Peshkopisë. I kontaktuar nga Vizion Plus, Ferdinad Doja konfirmon se ka përpiluar kërkesën për klientin e tij, e cila do të depozitohet në Gjykatën e Larte. Shukri Xhelili akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për korrupsion të funksionarit publik, pas publikimit të videoskandalit me një vajzë 20-vjeçare. Po sot, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e tij një masë më të lehtë duke e lënë serish në burg pa afat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *