E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Shkarkimi i Veliajt, antikushtetues”, Berisha: Rama po përpiqet të pengojë dërgimin e çështjes në Gjykatë

Në të njëjtën kohë që Këshilli i Ministrave shkarkoi Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, e cilësoi shkarkimin antikushtetues. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama po përpiqet që Erion Veliaj të mos godasë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.

“Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë. Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv. Por si hipokrit dhe të mos përdor më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se, unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Berisha.

Reklamë

Sipas Berishës, as qeveria dhe as presidenti nuk do të presin 15 ditë, që është koha që Kushtetuta i jep afat Erion Veliajt të shkojë në Gjykatë.

“Pra, ai e shkarkoi dhe do tani që t’i japë, ta çojë te harami. Atë e ka peng ai. Kanë rrëmbyer së bashku pronat e shtetit shqiptar, dhe të shpallin zgjedhjet dhe ai të mos shkojë dot në Gjykatën Kushtetuese”, tha kreu i PD.

E ndërsa mazhoranca po punon për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, PD ende nuk ka një kandidat për kryeqytetin. Por Berisha saktësoi se opozita do të hyjë në zgjedhje me koalicion.

“Padiskutim do të ketë marrëveshje me aleatët. Do të takohem me të gjithë, me aleatët që jemi në koalicion, dhe me gjithë spektrin opozitar”, tha Berisha.

Ndërkaq, Berisha përsëriti se PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë, edhe pse opozita beson se me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje, por farsë elektorale.

Më shumë video

Reklamë