Shkarkimi i prokurores speciale, Katica Janeva i eshte dorezuar kuvendit te Maqedonise se Veriut ku kerkohet nje shumicë prej dy të tretave të votave per miratim.

 

E dyshuara e trete per rastin “Zhvatja”, Katica Janeva ndodhet ne paraburgim, ndersa vijojne hetimet per zbardhjen e rastit qe shkaktoi nje termet politik  ne shkup.

 

Afera korruptive ka shtuar perplasjet midis qeverise dhe opozites.

 

Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski nuk kane arritur te gjejne kompromis mbi ligjin per prokurorine publike, një nga kushtet kryesore të vendosura nga Bashkimi Europian për integrimin.

 

Sipas kreut te opozitës, Zaev dëshiron kontroll të plotë mbi prokurorinë që të mos përgjigjet për rastin “Zhvatja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *