Partia Demokratike reagoi e indinjuar pas shkarkimit të mjekut të QSUT, Ilir Allkja. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa u shpreh në “Facebook” se ai u hoq nga detyra vetëm se tha disa të vërteta.

 

“A jeni në vete?! Në kohë pandemie shkarkoni nga puna mjek?! Shkarkohet mjeku i QSUT Ilir Allkja vetëm se ju thotë disa të vërteta dhe kërkon të shpëtojë jetë mjekësh dhe jetë njerëzish duke dhënë disa sugjerime si të bëhet më mirë! Ndërkohë që dilni bëni thirrje që t’ju vijnë edhe mjekët në pension dhe studentët keni luksin të shkarkoni një profesionist në luftën kundër këtij virusi?! E shkarkoni se nuk pranon dot që maskat e skaduara janë normale, pak a shumë si një parfum i skaduar? E shkarkoni se është më profesionist seç duhet dhe kërkon koordinim sa më të mirë që mos shkojnë pa veshjet speciale tek të infektuarit me COVID 19? E shkarkoni se nuk bën share videot e liderit nga Surreli kur bën si mjek popullor e guru allasoj?”

 

Ina Zhupa shtoi se në 27 vjet punë, Ilir Allkja nuk ka marrë asnjë masë disiplinore. Ishte vetë mjeku Allkja që lajmëroi se është pushuar nga puna pa motivacion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *