Shkarkimi i Metës/ Visha: “Jakat e bardha” të kenë kujdes

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati Saimir Visha ka paralajmëruar ‘jakat e bardha’ se mund të preken nga drejtësia e re.
Visha shton se drejtësia ka filluar të lëvizeë dhe siç u hap çështja e Gërdecit do të hapet dhe ajo e 21-Janarit e më tej e Rrugës së Kombit.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka afat për të proceduar në lidhje me kohën kur mund të gjykojë një kërkesë të institucionit të Presidentit të Republikës. Nuk ka afat. Mund ta lërë për një muaj, për 10 ditë. Mund ta pezullojë propozimin e Kuvendit të Shqipërisë, apo mund ta gjykojë pas datës 22 Korrik të 2022-it. Por, unë nuk shikoj në këtë moment, për aq kohë sa SPAK-u dhe BKH-ja që lindi sot … duhet të kenë kujdes. Duhet të kenë kujdes, sepse jemi n ënjë moment ku drejtësia ka filluar të lëvizë. Gjykata Kushtetuese nuk është proces gjyqësor, por institucionet kushtetuese të Presidentit, kryeministri, ministrat apo ‘jakat e bardha’ duhet të tremben dhe të kenë kujdes, sepse SPAK-u dhe BKH-ja që filloi me Grëdecin, do fillojë me 21-Janarin, do fillojë Rruga e Kombit. Të kenë kujdes, sepse ky besim që kishim 5 vite tek drejtësia ka filluar të lulëzojë.”




