Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta që u ngrit me 97 vota pro ditën e premte në parlament nuk humbet kohë dhe nis nga puna.

Këtë të shtunë Komisioni do të zhvillojë mbledhjen e parë . Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00.

Ai pritet të shqyrtojë argumentet e pretenduara nga Partia Socialiste se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetar I Komisionit do të jetë deputeti i PS Alket Hyseni, nënkryetar Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka ( Ferhati) ndërsa anëtarë janë Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Vete Presidenca e ka quajtur vendimin e Parlamentit per ngritjen e ketij komisioni, nje vendim nul i marre sipas saj nga nje parlament njepartiak dhe i paligjshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *