E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shkarkimi, Enkelejda Shehi përplaset me bordin dhe deputetët

Shkarkimi nga detyra i drejtores së Autoritet të Mbikqyrjes Financire, Enkelejda Shehi ka perfshirë në debate dhe akuza, bordin e këtij insitucioni si dhe komisionin e ekonomisë.

 

Kreu i bordit të AMF, ka argumentuar arsyet pse u kërkua shkarkimi i drejtores. Sipas Pajtim Melanit qëllimi i kërkesës  është kthimi i besimit të këtij insitucioni në stabilitetin e tregut financiar.

 

Reklamë

Melani vijon më tej kur thotë se drejtorja nuk miratonte vendimet e bordit, ndërsa anashkalonte këtë të fundit në miratimin e një sërë procedurash, si në emërimin e punonjësve ashtu edhe më miratimin e njësive audituese.

 

Por e ashpër dhe akuzuese ishte  drejtorja Enkelejda Shehi në qëndrimin e saj. Duke folur para komsionit, ajo lëshoi një lume akuzash ndaj anëtarëve të bordit. Ajo e cilësoi kërkesën për shkarkim,  si një kërkesë mediokre e miratuar nga njërëz po mediokër, që nuk kanë arsimimin e duhur për të drejtuar tregun financiar.

 

Ajo shkoi më tej teksa akuzoi Erjon Bracen si nismëtar te shkarkimit të saj nga detyra.  Por sipas Braces, si pasojë e mungesës së profesionalzimit të drejtores së AMF, tregu i i sigurimeve vuan nga anomali të theksura. Shkarkimin e  Enkelejda Shehit pritet ta miratojë kuvendi javës që vjen .

Më shumë video

Reklamë