Dy drejtues makinash janë arrestuar në flagrancë nga policia e qarkut Elbasanit pasi akuzohen si shkaktare të aksidenteve në Perrenjas dhe Peqin.

 

Policia prangosi në flagrancë shtetasin Xh.Gj., 31 vjeç,  banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi  në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, duke drejtuar mjetin tip “BMW X3” , është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin A.Ç., 42 vjeç,  banues në fshatin Katjel, Librazhd. Dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit Fiat  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Po ashtu u kap në flagrancë edhe shtetasi A.K., 24 vjeç,  banues në Peqin pasi, në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Përparim, duke drejtuar mjetin tip “Benz”,  është përplasur me një mjet tjerë me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier. Dhe për  pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit Benz, dhe 2 pasagjerët e këtij mjetit dhe konkretisht  shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe S.H., 6 vjeç,  dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *