Një shqiptar i dehur u arrestua pasi shkaktoi një aksident dhe u përplas me policinë në Itali.

30-vjeçari ishte me precedentë penalë për rezistencë dhe lëndim të zyrtarit publik.

Pasditen e së hënës, një patrullë policie ka ndërhyrë pranë një lokali ku pak më parë 30-vjeçari, i dehur, kishte përfunduar me makinën e tij ngjitur me një mur në parkingun ngjitur me biznesin.

Pas mbërritjes së policëve dhe kërkesës së mëvonshme për të treguar dokumentet dhe për t’iu nënshtruar testit të alkoolit në gjak, burri u hodh në drejtim të policisë, duke goditur në kokë një efektiv, duke i shkaktuar lëndime të lehta. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *