E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 45 minuta më parë
Vendi

Shkak punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi te “Shkalla e Tujanit”

Dhjetra automjete që lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe Tiranës janë bllokuar në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pak kilometra në hyrje të kryeqytetit.

Shkak për këtë mësohet se janë bërë punimet që po kryhen në skarpatën e rrugës.

Rënia e gurëve masiv në rrugë ka penguar qarkullimin e automjeteve.

Një situatë e tillë është prej disa muajsh në këtë aks rrugor teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë