E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shiu prish çadrat e tërmetit në Durrës, por ato s’kanë njerëz

Në tre cadrat e ndërtuara në stadiumin e qytetit të Durrësit nuk ka pasur gjatë natës së djeshme asnjë qytetar që të kalonte natën tek to.

 

Reshjet e shiut dhe ndryshimi i temperaturave si dhe rikthimi i qetësisë pas lëkundjeve të termetit, ka bërë që edhe ata banorë që fjetën dy netë jashtë, tashmë të kthehen tek banesat e tyre.

 

Gjatë natës së djeshme pranë cadrave kanë qëndruar vetëm dy punonjës të policisë bashkiake, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse ato do të jenë të hapura edhe sot.

 

Cadrat u ngritën gjatë mbrëmjes së të shtunës nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes menjëherë pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit, ku shumë persona nuk u rikthyen tek shtëpitë e tyer gjatës asaj mbrëmje dhe një ditë më pas.

 

Pavaresisht se stuhia dhe rebeshi nga shiu i madh, disa nga cadrat i ka demtuar, kjo nuk ka sjell asnje shqetesim shtese pasi

Vazhdo të lexosh