Reshje te dendura shiu përfshinë pasditen e kësaj të mërkure qytetin e Durrësit duke shkaktuar menjëherë përmbytje të shumta.

 

Për afro 30 minuta, shiu ishte shumë i dendur e per pasojë disa rrugë kryesore të qytetit u mbuluan nga uji.

 

Kryqezimi tek Stacioni i Trenit dhe disa akse të tjera u bënë të pakalueshme për qytetaret e madje edhe për automjetet.

 

Ndonëse dy ditë më parë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza u pastruan nga ndërmarrja në varësi të ujësjellësit, reshjet e sotme e rikthyen situanë ashtu siç ishte më parë.

 

Probleme nga moti i keq kishte sot edhe në Vlorë, aty ku per shkak te stuhise detare, u shtyne udhetimet e trageteve drejt Italisë.

 

Ndërsa në Lezhë, si pasojë e reshjeve intensive pati përmbytje në Lagjen Beslidhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *