E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shiu përmbyt qytetin e Bulqizës, rruga që lidh dy lagjet kryesore e pakalueshme

Reshjet e vazhdueshme të shiut ditët e fundit kanë sjellë probleme në qytetin e Bulqizës. Rruga që lidh dy lagjet e këtij qyteti është përmbytur nga uji duke shkaktuar probleme në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Zona e përmbytur është shumë e frekuentuar për shkak se aty ndodhet edhe terminali i mjeteve të transportit publik ndërqytetës.

Reklamë

Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë për të kaluar këmbësorët nga njëra anë në tjetrën për shkak të nivelit të lartë të ujit që mbuloi rrugën dhe trotuaret.Vetë qytetarët shprehen se kjo situatë është e përsëritur pasi kanalet ujëmbledhëse që nga Qafa e Buallit nuk funksionojnë duke bërë që uji të grumbullohet në këtë zonë duke përmbytur jo vetëm rrugën, por edhe bizneset përreth.

Pushteti vendor nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj problematike megjithëse janë shpenzuar dhjetëra miliona lekë për kanalin që kalon mes dy lagjeve të qytetit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë