Kjo ishte pamja e Durrësit mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mjaftuan disa minuta shi që të gjitha rrugët e qytetit bregdetar të mbuloheshin nga uji.

Reshjet shkaktuan vështresi të shumta në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Situata më problematike u ishte në zonën pranë stacionit të trenit, në rrugën pranë shëtitores Taulantia, pranë stadiumit Niko Dovana por edhe ne periferi.

Autoritetet vendore u justifikuan si gjithnje me bllokimin e pusetave si dhe rrjetin e amortizuar te sistemit të kanalizimeve.

Përmbytje masive u shënuan edhe në qytetin e Lezhës.

Reshjet e dendura bënë që  rrugët e lagjes “Beslidhja” të vërshonte  duke e bërë thuajse të pamundur lëvizjen e qytetareve dhe qarkullimin e mjeteve.

Edhe në Lushnje, rrugët kryesore të qytetit u përmbytën, duke bllokuar për disa minuta edhe qarkullimin.

Ndërkohë në ndryshim nga pjesa tjetër e vendit, në Konispol u regjistruan reshje masive breshëri. Si rrjedhojë, u shkatkuan dëme të shumta në pemtari dhe sipas autoriteteve vendore, rreth 30% e prodhimit të agrumeve u shkaterrua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *