Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin fqinj ditët e fundit, kanë paralizuar kryeqytetin grek, Athinën dhe disa qytete të tjera.

 

Shërbimet e zjarrfikëses i janë përgjigjur më shumë se 200 telefonatave për ndihmë në zonën e Mandras dhe të Nea Peramos në juglindje të Athinës, të njëjta zona ku një vit më parë përmbytjet shkaktuan disa viktima.

 

Mbrojtja civile ka evakuuar dhjetëra persona të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të vërshimeve.

 

Por më e rëndë situata është paraqitur në Mandra, Atikë dhe Magulë. Dhjetëra shtëpi dhe dyqane u përmbytën nga vërshimet, ndërsa shumë rrugë janë bllokuar. Edhe autostrada kombëtare Athinë-Korint u mbyll, ndërsa shumë drejtues mjetesh mbetën në makinat e tyre në një nga kryqëzimet e autostradës.

 

Probleme me reshjet janë raportuar edhe në Selanik, në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *