Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.

 

Reshje shiu do të bëhen prezente në orët e mesditës. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

 

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pasë reshjet ndërpritren në të gjithë territorin.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

në zona malore 3 deri 17°C

 

në zona e ulëta 6 deri 21°C

 

në zona bregdetare 8 deri 20°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *