Subscribe

Gjatë orëve të fundit nga reshjet e shiut shoqëruar me erëra të forta janë krijuar probleme të furnizimit me energji elektrike në disa zona malore të qarkut të Korçës dhe jo vetëm.

Burime zyrtare bëjnë me dije se probleme me energjinë elektrike ka pasur në fidrat e qyteteve Leskovik, Ersekë dhe njësinë administrative Mollas duke lënë kështu pa energji elektrike një zonë të tërë.

Të njëjtat probleme janë në njësitë administrative Lekas, Vithkuq, Lozhan e Moglicë edhe këtu përshkak të problemeve në tensionin e ulët, shumë fshatra janë pa energji elektrike.

Grupe pune të OSHEE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *