Subscribe

Qeveria shqiptare është njoftuar dje për ndryshimin e pronarëve të kompanisë “Bankers Petrolium”. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, thotë se ky nuk është një detyrim i kompanisë, pasi bëhet fjalë për shitjen totale të aksioneve të saj, përfshirë degët që operojnë në Hungari dhe Rumani. Megjithatë, largimi i kanadezëve dhe ardhja e kinezëve, nuk ndryshon kushtet e marrëveshjes që “Albpetrol” ka më “Bankers”. AKBN është duke negociuar me kompaninë lidhur me auditin e vitit 2011-të për njohjen e 75milion dollarëve detyrime tatimore të cilat pala shqiptare i ka marrë. Do të jetë raporti i ekspertit ndërkombëtar që do të vendosë se cili ka të drejtë. Por sa janë mundësitë që tatimet t’i kthejnë mbrapsht “Bankers” 75 milion dollarët? Largimin e kanadezëve Dael Dervishi e shpjegon me situatën e vështirë në tregun ndërkombëtar të naftës. Një vit më parë, përfaqësues të kompanisë “Geo Jade” kanë ardhur në Shqipëri si blerës potencial të “Bankers Petrolium”. Dje ata finalizuan blerjen e një prej firmave që prodhon 1.5 milion ton naftë në vit, dhe që ka ekskluzivitetin e disa fushave naftëmbajtëse më të mëdha në vend përkundrejt 407 milion dollarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *