Rajoni u trondit sërish nga një tjetër krim i rëndë. 14-vjeçarja, Vanja Korcevksa, u rrëmbye më 27 nëntor, në një ditë që nisi si zakonisht për të. E mitura do të nisej për në shkollë, por një automjet i panjohur do t’i priste rrugën për ta marrë me forcë e vrarë më pas.

 

Tragjedia u thellua akoma më shumë, kur hetimet nxorën në pah se i përfshirë në ngjarjen kriminale ishte edhe babai i të ndjerës. Ky i fundit informoi kriminelët mbi vendndodhjen dhe oraret e përshtatshme se kur mund të kryhej rrëmbimi i të bijës.

 

14-vjeçarja u rrëmbye në afërsi të banesës ku jetonte, u lidh duar e këmbë, u fut në thes dhe u vendos në bagazhin e një automjeti “Citroen”. Një javë pas alarmit për zhdukjen e saj, e mitura e gjet e pa jetë, së bashku me trupin e një 74-vjeçari.

 

Hetimet rezultuan se arsyeja e krimit makabër ishte përfitimi financiar i autorëve, mes të cilëve, edhe babait të viktimës. Ky i fundit ishte në dijeni se ish-bashkëshortja e tij, njëkohësisht nëna e 14-vjeçares, sapo kishte shitur një apartament. Rrëmbimi i të bijës ishte planifikuar të shërbente si shantazh ndaj saj për të përfituar paratë e marra nga apartamenti i shitur.

 

“Motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”, u shprehën autoritetet.

 

Fillimisht, autoritetet e Maqedonisë së Veriut mundën të arrestonin vetëm 3 nga 5 të përfshirët në krim, ndërsa babai dhe ekzekutori ndodheshin në arrati.

 

Megjithatë, i ati u arrestua në pak kohë, si dhe doli para Gjykatës Penale në Shkup. Aspak i tensionuar apo i penduar, ai “përshëndeti” mediat, duke bërë një gjest të shenjës “ok” para tyre.

 

 

 

Mbrëmjes e së martës u njoftua edhe arrestua edhe Ljupço Palevski-Pallço, i dyshuar si ekzekutor i 14-vjeçares dhe të moshuarit. Ai ndodhej në arrati, në shtetin turk, autoritetet e të cilit e arrestuar me anë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

 

Nga ana tjetër, 74-vjeçari i gjetur i vrarë së bashku me të miturën, raportohet të mos ketë lidhje me këtë të fundit. Ai kishte hesape të papastruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

 

Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë ende në zhvillim, teksa pritet që i ati dhe ekzekutori të dëshmojnë dhe zbulojnë detaje të rrëmbimit e më pas vrasjes së 14-vjeçares.

 

 

Ngjarja makabre shokoi mbarë opinionin publik, i cili për një javë shpërndau në rrjete sociale foton e 14-vjeçares së zhdukur, me shpresën se ajo do të rikthehej në familjes e saj. Tragjedia në Maqedoninë e Veriut u zhvillua në sagën e një tjetër ngjarje kriminale, me bazë feminicidin. Naim Murseli porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, ku sërish dyshimet kryesore janë për përfitime financiare. Bashkëshortë dhe baballarë që vrasin fëmijët dhe bashkëshortet e tyre kanë nxjerrë edhe njëherë në pah problemet sociale të rajonit e po ashtu edhe të strukturave ligjzbatuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *