E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Shitet dyqani”, Dega nr.1 e demokratëve e boshatisur, Rama ironizon PD

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ka ironizuar opozitën përmes një postimi në Facebook. Rama  ka publikuar një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila është e boshatisur, ndërsa dyqani ka dalë në shitje.

Partia Socialiste gjatë Asamblesë së PS-së më 11 shtator, shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate të socialistëve për bashkinë Tiranë, ndërsa opozita nuk ka ende një emër.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje pas mbledhjes së Kryesisë se PD do të mbështesë figurat jo politike, teksa u bëri thirrje qytetarëve nga shoqëria civile që të shpallin kandidaturat e tyre nëse janë të interesuar.

Reklamë

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive.

Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë