Subscribe

Këshilli Bashkiak në Elbasan ka miratuar kete te enjte shitjen e aksioneve të KF Elbasanit tek kompania angleze Level Up S.A. Kjo është padiskutim një marrëveshje shume e rëndësishme për të ardhmen e klubit elbasanas, i cili prej vitesh ishte zhytur ne një krize të thelle financiare dhe sportive. Kjo situate dhe projekti I paraqitur nga kompania angleze kane bere bashke këshilltaret e majte dhe te djathte, te cilet ne unanimitet vendosen qe te shesin 100% te aksioneve te klubit, aksione qe deri tani ndaheshin ne 51% pjese e bashkisë dhe 49% pjese e aksionarit Arben Laze.
Sa i takon detajeve te marrëveshjes behet e ditur se kompania angleze ka pranuar qe te shlyeje rreth 100 milion leke te reja detyrime te prapambetura te akumuluara nder vite nga shoqëria aksionare ndaj degës se tatim taksave dhe palëve te treta. Ndërsa aksionari tjetër Arben Laze, pritet te përfitojë rreth 500 mije euro nga pjesa e aksioneve qe zotëronte. Është rene dakord gjithashtu qe Level Up S.A te mos ndryshoje emrin e klubit Elbasani dhe te përdor terrenet aktuale sportive deri ne momentin që do te ngrejë akademinë e vet te futbollit e cila sipas kreut te bashkisë Sejdini është edhe risia e madhe e këtij projekti model, pasi do te jete me standarde evropiane. Shitja e aksioneve u përshëndet edhe nga kreu i grupit te këshilltarëve të djathte Blendi Himci qe e cilësoi je ere te re për futbollin elbasanas. Prej disa vitesh ky ekip endet ne kategorinë e pare, pavarësisht se është një klub me shume histori mes te cilave edhe dy here kampion kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *