Shiste lëndë narkotike në Berat, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike.
Arrestimi i shtetasit M.L u bë në kuadër të operacionit “Multiple”.
Dy ditë më parë, në kuadër të të njëjtit operacion policia arrestoi 2 persona dhe procedoi në gjendje të lirë 4 të tjerë për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën dhe sekuestruan 24-vjeçarit të arrestuar, lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike./vizionplus.tv



