Një agjent i krimeve të rënda në zonën e Bllokut ka rënë në prangat e policisë, si person i dyshuar për trafik droge, armëmbajtje pa leje.

 

I ndaluari është agjenti  Ledio Bako, përveç tij gjithashtu në pranga kanë rënë edhe 3 persona të tjerë ndërsa hetimet janë kryer nga prokuroria dhe shërbimi i cështjeve të brendshme dhe ankesat në policinë e Tiranës.

 

Gjatë kontrollit të mjetit Bakos i është gjetur një armë pa leje dhe një sasi e dyshuar kokainë.

 

Ky agjent sipas hetimeve të policisë dyshohet se drejtonte një grup të shpërndarjes së drogës pikërisht në zonën në të cilën ai kishte në përgjegjësi për të hetuar krimet.

 

Tre personat e tjerë prangosur me agjentin e krimeve nga hetimet ka rezultuar se kanë pasur rolin e shpërndarësit sipas SHÇBA ndërsa ndaj tyre janë kryer filmime dhe fotografime në terren për të dokumentuar aktivitetin kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *