Një 45-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se shpërndante doza kokaine në zonën e Kamzës dhe Bathores. Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë gjahu, ndërsa në momentin që është ndaluar i është gjetur dhe një sasi lëndë narkotike me vete.

 

“Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike”, thuhet në njoftim.

 

45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *