E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar, i cili shiste kokainë në Dhërmi është arrestuar nga policia e Vlorës.

Në kuadër të operacionit “Reset” u vu në pranga shtetasi M. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte ky shtetas, në Drimadhes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike, njoftoi policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë