Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në Lezhë.

 

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e një mjeti të dyshuar në lagjen “Gurra”.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A.L., shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

 

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A.L., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *